“Ju q*** nona”, Luiz Ejlli ofendon rëndë Dea Mishel në mes të koncertit (VIDEO)

Disa nga debatet më të forta brenda shtëpisë së Big Brother Vip, fituesi i saj, Luizi i kishte me Dean, e cila gjithashtu shkoi deri në finale.

Me sa duke Luizi ende nuk i ka harruar disa fjalë të saj, kështu që në koncertin e fundit të zhvilluar në Shkodër nuk harroi t’i bënte një lloj hakmarrje, e cila rezultoi në ofendime të rënda dhe harbute.

“Tani këtë këngë ia dedikoj një banoreje të shtëpisë së BBVip se më tha je provincial se Shkodra është provincë. Ajo e kishte zakon që kur vinin djem në shtëpi, ia hidhte nga një sy. Edhe unë i kam thënë: kur të jem brenda do loz me gjërat që janë brenda. Ama kur të dal jashtë unë nuk të harroj, kështu që sot dua dhe ndihmën tuaj për me t’i bërë këtë dedikim asaj dhe kujtdo që thotë që Shkodra është provincë,” tha Luizi dhe më pas nisi këngën “O lulija jonë me limona o, kush na ka inatin ju q**** nona o”.