Kiara shtatzënë? Reagon për herë të parë Luizi

Çifti më i përfolur i showbizit shqiptar, Kiara Tito dhe Luiz Ejlli po kalojën disa ditë pushime në Turqi. Këngëtari ka gjetur kohën që t’iu përgjigjet ndjekësve dhe padyshim që nuk kishte si t’i shpëtonte diskutimeve të fundit që po qarkullojnë në mediat rozë se Kiara është shtatzënë.

Të gjithë këto aludime erdhën pas një fotoje ku ajo dukej me barkun e rrumbullakosur, mirëpo Luizi e ka mohuar duke thënë se nuk kanë test shtatzënie, por Kiara nuk ka shfaqur simptoma.

“Këtu nuk kemi test shtatzanie, por nuk ka shfaqur shenja, kështu të vjella e gjëra, Kiara nuk është shtatzënë”- tha Luizi.


Shtuar 17.08.2023 21:50