Dalin fotot nga festa suprizë e ditëlindjes së Flori Mumajesit

Ditën e sotme, këngëtari i njohur Flori Mumajesi ka festuar 36-vjetorin e lindjes së tij.

Që në orët e para pas mesnate, miq e kolegë e kanë uruar atë me postime të ndryshme. Mirëpo jo vetëm kaq, ata kanë përgatitur për Florin edhe një festë surprizë.

Ishte mikesha e tij, Shkurte Gashi, ajo që ka publikuar në profilin e saj në Instagram foto nga festa që kanë organizuar për këngëtarin. Ndër të tjera, miqtë e kanë pritur Florin me një tortë të bardhë me figurën e mikrofonit dhe çelësit sol shkruan xing.al.

"Gëzuar Ditëlindjen Miku im Flori! Uroj të kesh edhe shumë vite të lumtura me shëndet të mirë duke na dhuruar dhe shumë vite emocion me muzikën që bën!"- ka shkruar Shkurte në postim.
Shtuar më 23/08/2018, ora 16:15

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori