Henry për Salah: Mundni Realin dhe më pas thoni: Kjo ishte hakmarrje. Nëse flisni para finales, duhet ta fitoni atë

Thierry Henry kritikoi Salah pas humbjes së Liverpool në finalen e Ligës së Kampionëve.

Para ndeshjes, anësori i Liverpool-it ka folur vazhdimisht për dëshirën për t’u hakmarrë ndaj Real Madridit për humbjen në finalen e Champions League 2017/18.

“Ne kemi folur për këtë shumë herë tashmë: çështja këtu është të fusim topin në rrjetë. Real Madrid kishte një goditje në portë dhe shënoi. Liverpooli pati shumë goditje por u përball me Thibault Courtois.

E mbani mend atë që thashë pas gjysmëfinales? Njerëzit nuk i japin atij njohjen që meriton. Ky është një nga portierët më të mirë në botë, ai është më i mirë se Ederson. Dhe në finale, Courtois e tregoi këtë.

Unë them gjithmonë: “Nuk ke nevojë të flasësh para finales”. Mund Real Madridin dhe më pas thuaj: “Ishte hakmarrje”. Nëse flisni para finales, duhet ta fitoni atë”, tha ish-lojtari i kombëtares franceze. /albeu.com/


Shtuar 29.05.2022 14:29

Tags: , ,