Detaje të reja nga vrasja e Briken Sanajt: Autori priti dy orë te një pemë ulliri, një dasmor informonte për lëvizjet

Detaje te reja janë zbardhur nga vrasja e Briken Sanajt pas identifikimit tw autorit dhe bashkëpunëtorëve. Shtetasit kosovar të shpallur në kërkim dyshohen të jenë vrasës me pagesë në Shqipëri dhe Kosovë.

Ata i kanë shitur automjetin autorit të kësaj vrasjeje Valmil Kolës në 24 tetor, 6 ditë para vrasjes. Ata e kanë kaluar mjetin në mënyrë të rregullt në doganën e Morines dhe shitjen e kaneë bërë në një lokal në Shëngjin.

Kjo është provuar nga kamerat e sigurisë së lokalit. Më pas makines i janë mbivendosur targa të vjedhura.

Lëvizjet e Briken Sanajt nga ambientet e një lokali në Shëngjin pas dasmës së shokut të tij janë sinjalizuar nga një tjetër person i cili ndodhej gjithashtu në dasëm. Për informatorin e lëvizjeve të viktimës po punohet për kapjen e tij , shkruan abcnews.al.

Autori Valmir Kola mësohet se ka pritur 2 ore viktimën tek një pemë ulliri pranë garazhit ku do parkohej automjeti. Autori Kola mësohet se ka hyrë ilegalisht në vendin tonë dhe po ilegalisht është larguar jashtë vendit, fillimisht drejt Malit të Zi dhe me pas dyshohet në Belgjikë.

Në kërkim nga policia është edhe vëllai tjetër i Agustin Kola u cili dyshohet se ndodhet në Spanjë. Ky i fundit dyshohet të ketë patur rol nxitës në ekezektimin e Sanajt. Në kerkim është edhe nje tjeter shtetas kosovar që dyshohet si bashkëpunetor.