Dalin faktet, ja si flirtojnë Xherdan Shaqiri dhe Eni Koçi (FOTO LAJM)

Nuk dihet ku mund të jenë njohur, por tashmë po flitet për një lidhje mes futbollistit të njohur Xherdan Shaqiri dhe këngëtares Eni Koçi. Ylli kosovar i futbollit, mjaft i pëlqyer edhe nga vajzat, mesa duket është afeksionuar pas Enit duke pëlqyer një pjesë të mirë të postimeve të saj në Instagram. Këngëtarja e po ndjek studimet në Londër, për dermatologji, shkruan “Panorama”.

Në fakt, e para që ka hapur lojën e pëlqimeve të fotove të Xherdanit ka qenë Eni, e cila ka marrë po ashtu pëlqime nga Shaqiri. Pas një kohe të konsiderueshme jashtë vëmendjes së publikut, Eni u rikthye para disa ditësh me një set fotosh ku shfaqej e transformuar në një kukull, por duke guxuar edhe me zhveshje nudo. Ajo e realizoi këtë set për 20¬vjetorin. Ndërsa Shaqiri, futbollisti më i famshëm nga Gjilani i Kosovës që luan me Zvicrën, më 10 tetor feston 25¬vjetorin. Nuk dihet nëse për këtë lajm dy personazhet e njohur do të bëjnë ndonjë koment, apo do ta lënë në heshtje./Albeu.com/
Shtuar më 08/10/2016, ora 13:58

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori