Dalin detajet nga surprizat e këngëtarëve të huaj në Festivalin e Këngës
Në fillim të dhjetorit, Alketa Vejsiu, drejtuese artistike e “Festivalit të Këngës” zbuloi se gjatë tre netëve do të ngjiten në skenë tre këngëtarë me famë ndërkombëtare: Giusy Ferreri, Mahmood dhe Eleni Foureira.

Sot, Rtsh.al zbuloi detaje të mëtejshme. Mahmood do të performojë natën e parë. Ai përfaqësoi Italinë vjet në Eurovision me këngën “Soldi” dhe u rendit në vendin e dytë. Albumi i tij i parë, “Gioventu bruciata” u publikua në shkurt të këtij viti dhe debutoi në vendin e parë të klasifikimeve italiane. Me shumë mundësi, ai do të performojë dy hitet single, “Soldi” dhe “Barrio.”

Giusy Ferreri do të performojë natën e dytë. Në vitin 2010, ajo konkurroi në Sanremo me “Il mare immenso” për të përfaqësuar Italinë në Eurovision pas 14 vitesh mungesë, por nuk fitoi. Pritet që ajo të performojë hite si “Novembre,” “Non ti scordar mai di me” dhe “Bangkok.”

Ndërsa Eleni Foureira e ka marrë më seriozisht nga gjithë të tjerët performancën në “Festivalin e Këngës,” meqë do të ngjitet në skenë natën finale. Ajo do të shoqërohet nga gjithë stafi i saj dhe në skenë do të kërcejë me të një trupë e madhe balerinësh, me efekte piroteknike dhe surpriza të tjera. Eleni do të performojë për 15 minuta.

“Festivali i Këngës” mbahet më 19, 20 dhe 22 dhjetor.
Shtuar më 15/12/2019, ora 16:38

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori