Dajna Shabani shfaqet papritur krah ish-bashkëshortit: Shoku im i përjetshëm (FOTO LAJM)
Disa muaj më parë,
moderatorja Dajana Shabani foli për herë të parë rreth divorcit të saj dhe zbuloi arsyen që e çoi çiftin drejt këtij vendimi.
Dajana tregoi se ish-bashkëshorti e kishte tradhtuar dhe ajo nuk e falte dot tradhtinë. Për këtë arsye ata ishin divorcuar.
Këto kohë,
moderatorja ka ardhur në vëmendjen e mediave për shkak të romancës së saj me boksierin kosovar, Kamer Maloku.
Por, si i ka
Dajana raportet me ish-bashkëshortin, me të cilin ka edhe një vajzë?
Ditën e sotme
moderatorja i ka befasuar ndjekësit në rrjete sociale, pasi ka publikuar si rrallëherë një foto me ish-partnerin, babain e
Marlenës, ndërsa krahas saj i bën një dedikim:
“Babi i
Marlenës! Që është gjithmonë për mua! Shoku im i përjetshëm”- janë fjalët e saj.
Me këtë postim,
Dajana ka lënë të kuptohet se pavarësisht divorcit, ata vazhdojnë të kenë jo vetëm komunikim, por edhe shoqëri me njëri-tjetrin.
Të dy po kujdesen që
Marlenës të mos i mungojë as dashuria dhe as vëmendja e dy prindërve të saj.
Shtuar më 18/11/2020,
ora 16:13