Rama: Opozita është arratisur nga detyra prej vitesh

“Opozita është arratisur nga detyra prej vitesh dhe është shpërbërë rrugës”, kështu e cilësoi kryeministri, Edi Rama, Partinë Demokratike.

Në një inetrvistë me Blendi Fevziun në “Opinion”, Rama tha situata e tensionuar në seancat e fundit në kuvendin e Shqipërisë pëtfaqësojnë një situatë zooligjike, në të cilën Rama nuk doi që të përfshihet.

“Nuk kam fare punë në një situatë zoologjike. Janë dy grupe që nuk lënë njëra tjetrën të flaisn. I kam borxh qytetarëve që më kanë besuar që të mos jem në atë degradim zoologjik të kuvendit të Shqipërisë. Opozita është arratisur nga detura prej vitesh. Ka iku nga detyra dhe është shpërbërë. Për këtë unë nuk kam më disponim që të hyj dhe të dal në politikën e përditshme si në fushatë elektorale. Angazhimi im do jetë krejt i ndryshëm për të shlyer sado pak atë njollë bashkëfajësie për gjithë atë degradim.
Unë nuk vendos se si duhet të sillet opozita, por vendos si duhet të sillem vetë.
Kur fola për ça fola nuk kisha parasysh fryrjen e bilbilave, në një moment të caktuar në parlament mund të frysh dhe bilbilin. Kisha parasysh një vijë të gjatë sjelljeje që është në nivelin më të ulët të edukatës të çdo familje në Shqipëri.
Unë do shkoj në parlament kur e shoh unë të arsyeshme. Unë flas me faktin e thjeshtë që më vjen turp dhe më vjen realisht turp që nuk kam mundur të ndikoj në ndryshimin e kësaj situate në parlament”, tha Rama./albeu.com.