Dafina zeqiri uron mamanë e saj në ditën e baballarëve

Pëlqej
Dafina Zeqiri është një nga ato këngëtare shqiptare që gjithmonë e ka shprehur publikisht mirënjohjen ndaj mamasë së saj e cila përgjatë jetës së tyre ka luajtur rolin e të dy prindërve.

Babai e ka braktisur këngëtaren bashkë me nënën dhe motrat e saj që në moshë të vogël dhe marrëdhënia e tyre me të nuk është aspak e mirë edhe sot.

Kjo është edhe arsyeja pse Duffy ka vendosur që në ditën e baballarëve të uronte mamanë e saj te cilen ajo e quan heroinë.

“Gëzuar ditën e baballarëve ty mbreti im. Për faktin që ke qenë një mama dhe baba i mrekullueshëm. Një grua e mahnitshme që i ka bërë të dyja rolet në të njëtën kohë “, shkruan 28 vjeçarja.
/albeu.com/
Shtuar më 19/06/2017, ora 15:58

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori