Dafina Zeqiri shuan heshtjen: Jam ende e dashuruar
Këngëtarja Dafina Zeqiri tregoi mbrëmjen e sotme në “Në Kurthin e Piter Pan” se është ende e dashuruar, por pa treguar se me kë.

Ajo u shpreh se do ta vazhdojë ta bëjë këtë gjithmonë, dhe se nuk ka për të ndryshuar asnjëherë.

Madje si për ti vënë vulën përfundimtare, këngëtarja e cilësoi dashurinë si gjënë më të bukur, bashkë me muzikën.

Alketa Vejsiu: A je e dashuruar ti Dafina?

Dafina Zeqiri: Jam ende pak e dashuruar, se kam dashni shumë të madhe kështu që është ende këtu, brenda meje.

Alketa Vejsiu: E ke thënë në një intervistë shumë bukur “When I love, I love hard”.

Dafina Zeqiri: Edhe i thoja vetvetes, do doja që të mos dashuroja kaq fort, kam me qenë më e fortë. Por jam ajo që jam, s’kam me ndryshuar kurrë. Dashuria është gjëja më e bukur në ekzistencë për mua, bashkë me muzikën.
Shtuar më 13/07/2020, ora 23:55

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori