Ky është sekreti për t’u nxirë sa më shpejt këtë verë

Përpara pasqyrës lëkura e bardhur nuk ju duket shume estetike por kjo nuk është një arsye e forte për tu shtrire ne diell pa kriter duke shpresuar qe te nxiheni sa me shpejte.

Por si mund te nxini lëkurën shpejt dhe pa e dëmtuar atë? Ja disa këshilla te cilat mund t’ju ndihmojnë ne lidhje me këtë.

1. Ne komardare nxirja behet me shpejt
Kjo është e vërtet sepse rrezet e diellit shtohen nga refleksi i tyre ne ujë. Duke qëndruar ne ujë duhet te mbroheni me mire nga rrezet UV duke zgjedhur një krem solar water resisten me mbrojtje mesatare/ te larte dhe duke e aplikuar kremin shpesh. Vetëm kështu nxirja e lëkurës do te behet shpejte dhe mire.

2. Përdorni një nxitës për nxirjen
Nxitësit për nxirjen e lëkurës janë kozmetik ne gjendje për te stimuluar prodhimin e melaninës dhe për te bllokuar formimin e radikaleve te lira. Për me tepër favorizojnë nxirjen natyrale dhe te shpejte. Këto nxitës aplikohen ne fytyre dhe trup te paktën gjysme ore para se te ekspozoheni ne diell.

3. Hani ushqime pro ngjyrës
Një nxirje e shpejte dhe e bukur favorizohet edhe ne brendësi duke konsumuar ushqime te pasura me riboflavin dhe betakaroten, vitamina A, C, E. Këshillohet te furnizoheni me fruta dhe perime ne ngjyre te verdhe dhe portokalli por edhe te kuqe.

4. Mos i besoni këshillave te kota
Për shembull te nxiheni me birre është një mendim i keq. Nxirja qe duket sikur shfaqet sapo jeni shtrire ne diell pasi jeni lyer me birre është vetëm një iluzion.

5. Përdorni integrator pro melaninës
Integratoret janë një mbështetje e vlefshme pro ngjyrës. Nevojitet te filloni marrjen e tyre 10-15 dite para se te ekspozoheni ne diell dhe te vazhdoni edhe me pas. Integratoret solar mbrojnë lëkurën nga demet oksidative dhe stimulojnë prodhimin e melaninës.

6. Sa me shume te qëndroni ne diell aq me shume lëkura nxihet
E vërtet por duhet te jeni gjithmonë te mbrojtur me një krem solar te përshtatshëm.

7. Nxirja behet ngadalë
Ne fakt ngjyra e marre ne diell shfaqet pas 12-24 orësh dhe kjo varet edhe nga ngjyra e lëkurës qe ka secili. Është e gabuar nëse mendoni te ktheheni ne plazh dhe te shihni veten me ngjyre. Fakti se pas ditës se pare lëkura është ende e zbardhur nuk duhet t’ju bej te mendoni se duhet te ulni mbrojtjen.


Shtuar 8.07.2020 07:59