Dafina pjesë e OTR? Këngëtarja nxjerr bllof Noizyn (FOTO LAJM)

Pëlqej
Në fillim kishin një konflikt të hapur midis tyre, madje nuk mungonin edhe "diss-e" kundrejt njëri tjetrit.

Por sot ndodh krejtësisht e kundërta. Po flasim për reperin Noizy dhe këngëtaren Dafina Zeqiri të cilët jo shumë largë publikuan edhe bashkëpunimin muzikor që është kthyer në hit.

Pas bashkëpunimit, Dafina Zeqiri u përfshi në vorbullën e thashethemeve, që është bërë pjesë e grupit OTR të Noizyt.

Ishte vetë Noizy që bëri një postim në Tëitter, teksa zbuloi se që kishte bërë pjesë të OTR, Dafina Zeqirin.

“Me mbretëreshën Dafina Zeqiri sapo e bëra pjesë të OTR”, shkrunte ai.

Por menjëherë pas postimit, ka qenë vetë Dafina ajo që ka përgënjeshtruar lajmin duke theksuar se ai është një gënjështar i keq.

“Je një gënjështar i keq”, u shpreh ajo. /albeu.com/
Shtuar më 07/11/2018, ora 13:54
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori