Dita nis me diell, ky është parashikimi i motit për sot

Moti për ditën e sotme do të jetë me diell, por ftohtë pasi diktohet nga masa ajrore të veriut të kontinentit.

Sipas Meteoalb, vetëm zonat jugore do kenë prezencë të vranësirave të shpeshta duke krijuar mundësinë për momente të shkurtra me pika shiu. Parashikohet që pasditja të largoj vranësirat nga i gjithë territori shqiptar duke bërë që kthjellimet të jenë mbizotëruese.

Temperaturat e ajrit do të ulen ndjeshëm në mëngjes dhe lehtë në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 1°C deri në 18°C./albeu.com


Shtuar 25.10.2021 08:05