Dafina i dedikoi këngë për ndarjen? Reagon Ledri Vula
Dafina Zeqiri dhe Ledri kanë kohë që janë ndarë, por akoma diskutohen shumë në media.

Këtë herë Dafina publikoi këngën e saj më të re që titullohet “A e mban mend" por fansat aluduan se ishte një dedikim për ish partnerin këngëtares reperin, Ledri Vula.

Duke qenë se kënga fliste për një histori dashurie që kishte përfunduar në ndarje, të shumtë ishin ata që i komentuan këngëtares dhe i lidhën fjalët e këngës me ndarjen dhe historinë që ajo ka pasur me Ledrin.

Megjithatë ndonëse asgjë nuk u konfirmuar, së fundmi Ledri ka reaguar duke surprizuar fansat.

Ai ka publikuar pak orë më parë këngën e Dafinës në ‘Instastory’, duke tregua hapur mbështetjen për ish partneren me të cilën ruan marrëdhënie shumë të mira. /albeu.com/
Shtuar më 04/03/2019, ora 16:41
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori