Juventusi nuk paguan dhe Atletico nuk e do, Morata në dilemë

E ardhmja e Moratas nuk është aspak e qartë. Sulmuesi spanjoll, aktualisht i huazuar te Juventusi, nuk dëshiron të kthehet në Atlético  Madrid dhe as ‘Cholo’ nuk dëshiron ta rikthejë atë .

Megjithatë, Juve tashmë ka disbursuar 15 milionë euro për transferimin e tij dhe nuk ka ndërmend të ekzekutojë opsionin e blerjes prej 35 milionësh që ishte nënshkruar në marrëveshjen me Atletin, sipas Tuttosport .

Bianconerët kërkojnë ulje nga Madridi, por mbetet për t’u parë nëse do ta pranojnë. r.t/albeu.com


Shtuar 11.11.2021 15:06