Dafi merr dhuratën e "Shën Valentinit", ja çfarë i ka dhuruar Hose

Këngëtarja e njohur Dafina Zeqiri ka marrë dhuratën e "Shën Valentinit" nga i dashuri i saj.

Dafi ka plot një vit lidhje me djalin nga Republika Domenikane Hose.
Ndonëse festa e të dashuruarve nuk ka ardhur ende këngëtarja ka postuar një foto në snapchat ku tregon dhuratën e saj.

"Dhurata ime për Shën Valentinin erdhi më herët" shkruan ajo, ndërsa tregon një palë atlete Nike.

Mesa duket për Dafinën kjo dhuratë është speciale duke qenë se ajo ka zgjedhur ta ndajë me miqtë e saj në rrjetin social./albeu/

Shtuar më 11/02/2017, ora 12:41
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori