Çudit Shania Twain: Jam abuzuar seksualisht nga njerku
Ylli i muzikës "country" Shania Tëain, gjatë një interviste në The Guardian ajo ka bërë një deklaratë tronditëse.

Këngëtarja ka pranuar se është abuzuar seksualisht nga njerku i saj ajo u shpreh: “Nuk do të hyj në detaje për këtë.

Nuk më pëlqen të flas, sepse mendoj se është e rëndësishme që njerëzit të kuptojnë se mund t’i mbijetojnë këtyre gjërave.”

Këngëtarja zbuloi se abuzimi filloi kur ajo ishte rreth moshës 10 vjeçare.
“Ndjej se abuzimi seksual shkon krah për krah me abuzimin fizik dhe psikologjik kur është dikush që njeh.

Abuzuesit kanë nevojë që t’ju manipulojnë, qoftë para apo pas, dhe ajo që thashë me vete është: Mirë, ka diçka të keqe që nuk shkon te ky person dhe ai nuk është mirë.” /albeu.com/
Shtuar më 26/04/2018, ora 10:43
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori