Çudit këngëtarja e njohur: Si përfundova me gjoks bullgareje në Maqedoni (FOTO LAJM)

Këngëtarja Rozana Radi ka rrëfyer historinë se si ka vendosur të zmadhojë gjoksin.

Artistja ka folur hapur sesi e mori një vendim të tillë, duke thënë se operacionin e ka bërë në Shkup kur ishte adoleshente.

“Kur vendosa të bëj gjoksin, qejf i madh, adoleshencë, do bëj një gjoks të madh. Kur shkova atje, doktori më tha: “Je shumë mirë, ke një gjoks të bukur, nuk ke nevojë”.

Operacionin e bëra në Shkup dhe mora një furgon me shoqëri me vete. Kam frikë nga gjilpëra dhe thashë, në rast se unë nuk e bëj, e bëni me radhë dhe ndonjëra godet.

Jam fobike e gjilpërave. Ditën që shkojmë, e kisha vendosur që do bëj 3 abondent dhe hyra aty, tha Rozana nuk bëjmë dot operacion sot. I thashë Pse? Sepse protezat që kanë ardhur janë më të mëdha se 3, tha ai.

Vëri këto i thashë, ku kam kohë unë të vij, të harxhoj 5 mijë euro për 2 numra, të paktën të harxhoj për 4. Dhe kështu përfundova me një gjoks bullgareje”, tha këngëtarja.
Shtuar më 26/03/2019, ora 13:42

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori