Çudit Çiljeta: Nuk dua të bëjë vajzë se burrin e dua vetëm për vete
Çiljeta Xhilaga duket se gëzon një jetë të mirë familjare, aq më tepër kur i gëzohet edhe faktit e të qenurit nënë e një djali.

Dje ajo ishte ftuar në emision "Për drekë nga mua".

Çiljetën e morën në telefon dhe i thanë se djali i saj është larguar nga kursi i anglishtes.

“Fernando, në qoftë se kjo përsëritet prapë do marrësh dënim, do shkosh në kopësht me drekë”, i tha Çiljeta dhe këtu Blerima Bombaj e pyeti këngëtaren nëse do i bëjë një motër ose vëlla Fernandos.

“Unë shoh veten si nënë çunash jo si nënë gocash. E di pse nuk dua vajzë? Se dua që të më përkëdhelë gjithë jetën burri mua, jo të ma marrë dashurinë goca pastaj”, u shpreh Çiljeta. /albe.com/
Shtuar më 11/06/2018, ora 13:03
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori