Çudira alla-Kardashianësh, Kortney në pushime me ish-burrin dhe të dashurën e tij

Kourtney Kardashian dhe Scott Disick janë prova e gjallë se prindërit bëjnë gjithcka për fëmijët.

Dy ish- bashkëshortët, tre fëmijët dhe e dashura e Scott- it, Sofia Richie po pushojnë të gjithë së bashku në Meksikë. Ndonëse tingëllon tepër e sikletshme, grupi duket se po kalon mirë, të paktën nisur nga fotot e publikuara.

Motra e Kourtney- t, Khloe ka vlerësuar vendimin e marrë nga Scott dhe Koutney.

“Pafundësisht krenare për të gjithë ata!!! Kjo është DASHURI!! Fëmijët e tu para të gjithëve!! Të gjithë njerëz të rritur të mrekullueshëm!!!”
Shtuar më 25/12/2018, ora 08:31
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori