Lautaro tek Barcelona? Marotta shuan shpresën e blaugranasve

Zërat se sulmuesi Lautaro Martinez do të transferohej tek Barcelona i ka shuar drejtori sportiv i Interit, Marotta.

vetëm pak minuta para përballjes me Lazion e vlefshme për javën e të Serie A, Marotta është shprehur se Martinez do të largohet nga Interi vetëm kur të dëshirojë ai.

“Lautaro po rritet profesionalisht, është ende i ri. Ndër të tjera ai është më i interesuar që të veshë fanellën zikaltër. Klubi nuk kërkon të largojë askënd. Çdo lojtar mund të largohet kur të dojë ai” – shprehet Marotta për Sky Sport.

Ndër të tjera ai ka folur dhe për transfertën më të re, atë të Christian Eriksen. Marotta është shprehur se e ka në dorë trajneri Conte të vlerësojë çdo lojtarë dhe të zgjedhë se kë do të aktivizojë në fushë.

Përballja me Lazion është e rëndësishme për Interin pasi vetëm 1 pikë i ndan ata ndaj njëri-tjetrit në garën për vendin e dytë.

Zikaltërit kërkojnë të mos i lënë pe kryesuesve të Serie A, Juventusit të cilët janë në kuotën e 57 pikëve.

Një fitore për Interin do të ngushtojë diferencën me “Zonjën e vjetër” me 1 pikë.


Shtuar 16.02.2020 19:53