CR7, koleksioni i makinave, 4.6 mln euro (FOTO LAJM)

FERRARI
Në mentalitetin e futbollistëve, por edhe në përgjithësi, është me vend shprehja se sa më shumë të kesh, aq më shumë kërkon. Kjo gjë është vërtetuar edhe nga ylli portugez, Cristiano Ronaldo, i cili kur e kishte rrogën e ulët mjaftohej me një makinë luksoze, ndërsa tani që renditet ndër lojtarët më të paguar në botë, numri i makinave që zotëron nuk ka të numëruar.

Luksi i tij ka arritur majat. Pasioni për makinat ka bërë që "CR7″ të ketë një koleksion që kushton 4.6 milionë euro. Në garazhin e tij ndodhen makina si Ferrari, Maserati, Bentley, BMW, Porsche, Rolls Roys, Aston Martin, McLaren Mercedes, Audi dhe marka më e fundit është Bugati.

"Kur kisha një pagë prej 600 eurosh në muaj, te Sportingu udhëtoja me një Mercedes Benz 220 CDI dhe e ruaja si sytë e ballit", shkruhet në autobiografinë e sulmuesit të Realit të Madridit. Por, sipas dokumenteve, përflitej se makina e parë e Ronaldos ka qenë tip Seat Ibiza gri dhe Benz C-Class, që u ble për 30 mijë euro. /albeu.com/
Shtuar më 07/11/2012, ora 10:17

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori