Ç'po ndodh me Encën? Këngëtarja lëndon vetën (FOTO LAJM)

Ka raste kur mendojmë se vajzat e famshme të showbizz-it duke jetuar mes luksit dhe të mirave materiale janë të pandikueshme nga stresi, por ja që e vërteta nuk është kështu.

Enca është një nga këngëtaret më aktive në Instagram ku numëron plot 1.8 milionë ndjekës duke qëndruar kështu në kontakt 24/7 me fansat e saj.

Teksa së fundmi ka postuar disa foto tek dentisti, Enca shkruan se dhimbja e dhëmbit e bën të stresohet, aq sa lëndon dhe veten me thonj.

’Edhe pse dentisti im është i mirë ja çfarë i bëj vetes me thonj sa herë që jam në anestezi.Nuk kam frikë nga asgjë por dhimbja e dhëmbit më streson dhe më mërzit’ shkruan Enca.

’Jam në ferr? Nuk është Halloween... i urrej dentistët’ shkruan këngëtarja në një postim tjetër.
Shtuar më 26/10/2018, ora 10:50

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori