Cozman në romancë me ish-lojtaren e Big Brother?
Cozman është përfolur kohët e fundit për një ndarje me Tunën e ndërsa në morinë e shumë partnereve të reja, ishte edhe ish-anëtarja e Big Brother.

Në një këtë intervistë për “Bluetooth”, Lori Hoxhallari, 22-vjeçarja që mori pjesë gjatë edicionit të shtatë të “Big Brother”, ka rrëfyer lidhjen me këngëtarin Cozma.

Modelja nga Korça rikthehet në vëmendjen e publikut me një performancë mjaft provokuese në klipin më të fundit të Cozman.

"Ishte natyrë e thjeshtë, bënte humor, djalë shumë i qeshur. Tipat mendjemëdhenj dhe fodull nuk i kam shumë qejf. Puna me të ishte argëtuese. Nuk kishte asnjë lloj propozimi, thjesht patëm një shoqëri të bukur dhe dukej sikur njiheshim prej kohësh, jo në atë moment. Jam tip që njerëzit e thjeshtë më pëlqen t’i mbaj afër, por flirte nuk pati.

Duke qenë se menaxherja ishte prezente, nuk më lejohej të bëja gafa të tilla, por edhe nuk doja”, thotë ajo.

Ndër të tjera, Lori nuk ka mohuar që Cozman i ka bërë komplimente. “Më ka falenderuar për pjesëmarrjen dhe më ka thënë: Je shumë e mirë. Edhe unë i thashë që është shumë i mirë. Komplimentet i pranojnë të gjithë dhe kthehen mbrapsht, sidomos me njerëzit e mirë”, ka thënë Lori. /albeu.com/

Shtuar më 09/04/2016, ora 17:50
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori