Cozman "merr veten" nga ndarja me Tunën, ja me kë argëtohet (FOTO LAJM)

Ndarjen me këngëtaren Tuna, e cila është shtatzënë, reperi Cozman u përfol se e përjetoi jo mirë.
Por duket se ka nisur një jetë e re për reperin pasi 30-vjeçari me emrin e vërtetë Ylber Abdullahu, pak ditë më parë ka qenë i ftuar në festën e ditëlindjes së një prej vajzave më të pasura të Tiranës.

Cozman ishte i ftuar në ditëlindjen luksoze të Freda Doçit, ku në disa momente u shfaq shumë pranë biondes, që mediat e kanë klasifikuar ndër 15 vajzat që bëjnë jetë milioneresh në kryeqytetin shqiptar.

Nuk dihet se si ka nisur miqësia e saj me reperin, por nuk është çudi që të jenë njohur në Londër, shkruan Panorama.

Prindërit e Doçit kanë kompani ndërtimi dhe kompleksin “Lura” në Lalz.

Në kryeqytetin anglez, djali nga Kosova ka jetuar prej vitesh, ndërsa Freda atje ka përfunduar studimet.

Kjo është ndër daljet e rralla të Cozman në publik, pas ndarjes nga Tuna, e cila pret të bëhet nënë nga lidhja me Patris Berishën.
Shtuar më 17/03/2017, ora 14:45
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori