Cocciante ndez skenën e Festivalit të 56-të në RTSH me Margherita
Sot ngriti siparin e tij Festivali i 56-të i Këngës në RTSH. Ky festival është konsideruar si rikthim i artistëve më të mirë shqiptarë. Ndryshe nga vitet e tjera, kësaj here spektakli iu besua Adi Krastës dhe Pali Kukes, të cilët rikthehen pas 11 vitesh mungesë në këtë festival.

Duket se rëndësi të veçantë i është kushtuar skenografisë. Shkëlqimi dhe dritat në formë kurore e bënin të ngjasonte me skenën festivalit me atë të çmimeve Oscar.

Krasta, e nisi natën e parë të Festivalit me një monolog të gjatë, të cilin në fund e mbylli me politikën. Surpriza e vërtetë ishte ardhja e Riccardo Cocciante-s i cili e hapi festivalin me këngën e tij të famshme, "Margherita".

Sot, do të prezantojnë këngët e tyre 11 artistë, të cilët këndojnë live, shoqëruar nga orkestra e RTSH-së.
Shtuar më 21/12/2017, ora 23:47

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori