Çmenduri, sa paguhen Çani, Fevziu dhe Gjebrea
Pëlqej
Jo pa qëllim tërheqja e audiencës dhe ruajtja e një pozicioni të fortë në treg kërkohet nga televizionet në mënyrë të vazhdueshme. Kjo sigurisht përkthehet në të ardhura më të mira në portofolin e tyre nga buxhetet e marketingut që dedikojnë bizneset.

Për vitin 2017">2017, televizionet duket se kanë bërë pak ndryshime në tarifat që aplikojnë për reklamat që transmetohen para programeve të caktuara, apo në mes të programit. Top Channel për janar-dhjetor 2017">2017 ka vendosur të mbajë pak a shumë të njëjtat tarifa për publicitetin me dy përjashtime. Transmetimi i një reklame para ‘Procesit Sportiv’ është 1150 lekë/s më lirë sesa një vit më parë.

E njëjta situatë paraqitet edhe për “Top Show” me një ulje të tarifës para emisioni me 1150 lekë/sek, por edhe një ulje të tarifës në ndërprerjen e dytë gjatë emisionit me 785 lekë/sek. Për transmetimet para “The Voice of Albania” ka rritje me 400 lekë/sek më shumë kurse “Në shtëpinë tonë” me 200 lekë/sek. Ky i fundit ka shënuar rritje të tarifave edhe për ndërprerjet publicitare gjatë transmetimit me 150 lekë për sekondë, duke arritur në 750 lekë/sekondë. Rekordin për tarifën më të kripur e mban “Portokallia” me 4410 lekë/sekonda para nisjes së programit dhe me 8400 lekë/sekonda gjatë ndërprerjeve të programit.

Tek Televizioni Klan, tarifat që aplikohen për reklamat kanë ndryshime të vogla në total 4, nëse krahasimin e bëjmë me ofertën e 2017">2017 dhe 2016. Reklamimi para ‘Aldo Morning Show’ kushton gjatë këtij viti 1 euro më shumë për çdo sekondë duke e çuar tarifën finale në 8 euro/sekonda. Për ndërprerjet publicitare gjatë emisioneve, rritje të tarifës kanë pasur emisioni ‘Opinion’ (të hënë, të martë dhe të mërkurë, por përjashtuar të enjten) nga 20 euro/sek në 23 euro/sek për 2017">2017, si dhe ‘Zonë e lirë’ e ‘Dance with me’ që kanë rritur me nga 10 euro/sek tarifën për reklamat që transmetohen në mes të transmetimit.

Tarifa më e shtrenjtë për reklama në Klan para emisioneve aplikohet gjatë ‘Opinion’-it të së enjtes, ‘Zonë e Lirë’, ‘Xing me Ermalin’, ‘Dance with me’, ‘Your Face Sounds Familiar” me 25 euro/sek, kurse për ndërprerjet gjatë emisionit, tarifa që aplikohet për shumicën prej këtyre emisioneve është 50 euro/sek.

Vizion Plus përsërit të njëjtën panoramë sikurse edhe dy televizionet e tjera. Tarifat e saj për 2017">2017 lidhur me reklamat nuk kanë ndryshuar. Më shtrenjtë edhe këtu kushton argëtimi ku tarifa më e kripur është për emisionin ‘Dancing with the Stars’ me një vlerë 7700 lekë/sek, kurse ‘Al Pazar’ dhe ‘Apartamenti 2XL’ aplikojnë një tarifë 6600 lekë për reklamat që transmetohen gjatë ndërprerjeve./monitor/
Shtuar më 18/05/2018, ora 11:43
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori