LIVE/ Nis mbledhja, Komiteti i Ekspertëve sot vendos për dozën e tretë dhe vaksinimin e fëmijëve (VIDEO)

Komiteti i Ekspertëve sot merr vendime të rëndësishme në lidhje me vaksinimin e qytetarëve shqiptarë.

Sot në mbledhjen e sapo nisur pritet që Komiteti i Ekspertëve të marrë vendimin nëse do të merret apo jo doza e tretë e vaksinës anti covid-19 dhe për vaksinimin e adoleshëntëve dhe fëmijëve nën 18 vjeç.

Komiteti Teknik i Ekspertëve: Covid-19 dëmton, vaksina nuk dëmton. Bashkitë të cilat kanë mbulesë të lartë vaksinale është bashkia e Gjirokastë, Bashkia e Tepelenës, Bashkia e Pukës dhe disa bashki të tjera në veri dhe në jug të vendit.

Niveli i masave shtrëngyuese do të mbetet sërish I njëjtë. Ajo që kërkon Komiteti Teknik është zbatimi rigoroz i tyre.

Komiteti vendos që personat që janë mbi 60-vjeç dhe kanë bërë dy vaksinat ftohen të bëjnë dozën e tretë, 6 muaj pas aplikimit të dozës së dytë. Fëmijët nga mosha 16 vjeç e sipër sugjerohen të vaksinohen në miratim të prindërve. Fëmijët nga mosha 12 në 15 vjeç që vuajnë nga probleme shëndetësore, sugjerohen të vaksinohen kundër COVID-19.


Shtuar 22.10.2021 14:02