Çmendet fansja, martohet me foton e aktorit (FOTO LAJM)

Pëlqej
Aktori Robert Pattinsonn është një ndër të preferuarit e shumë femrave, e ndërsa një fanse e çmendur ka krijuar një martesë false me të. Asaj i kanë mjaftuar idetë dhe lekët, ndërsa ka marrë figurën e tij prej kartoni dhe ka ideuar një dasmë me të gjitha detajet sikur të ishte e vërtetë.

Ende nuk dimë se çfarë vlerësimi mund të kishte aktori, nëse ishte dakort apo jo, por tashmë çdo gjë është kurorëzuar dhe me një unazë. Lauren Adkins 25-vjeç, ka stampuar në një karton aktorin Pattinson për 20 dollarë dhe më pas ka realizuar dasmën e ëndrrave të saj në Las Vegas, veshur me fustan të bardhë dhe një unazë në gishtin e saj. E gjithë ceremonia e saj i ka kushtuar 3200 dollarë. /albeu.com/
Shtuar më 13/09/2014, ora 09:32
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori