Çiljeta zbulon fansen e 'çmendur' me profile fallco
Pëlqej
Kohë më parë shumë faqe në rrjetet sociale ishin hapur në emër të Çiljetës, por duket se ky fiksim është pasuar tek djali i saj tashmë. Në bazë të një statusi që këngëtarja ka postuar në Instagram, ajo është mërzitur pasi ka zbuluar që një person ka hapur një faqe duke përdorur emrin e Fernandos.

Çiljeta ka zbuluar ‘fansen’, e cila ka tejkaluar limitin me fiksimin për jetën personale të saj. "Faleminderit të gjithëve. Sapo e mbyllëm profilin, bisedova me të dhe ishte një femër e cila Zoti nuk i kishte dhënë fëmijë dhe e donte shumë Fernandon.

Nuk e kishte hapur për qëllim të keq dhe pse kjo si jep të drejtën të hapi një Instagram në emër të djalit tim. Kushdo qofte ajo, uroj që Zoti ta bekoje sa më shpejt me një fëmi. Faleminderit dhe të gjithë ju që më ndiqni për mbështetjen tuaj", shkruan Çiljeta. /albeu.com/
Shtuar më 04/09/2014, ora 17:52
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori