Çiljeta tregon arsyen pse nuk do të lindë vajzë
Çiljeta këtë herë ka treguar një detaj që rrallë personazhe publike kanë pasur guximin ta thonë.

E ftuar në "Drekë me mua" Çiljetën e morën në telefon dhe i thanë se djali i saj është larguar nga kursi i anglishtes.

"Fernando, në qoftë se kjo përsëritet prapë do marrësh dënim, do shkosh në kopësht me drekë", i tha Çiljeta dhe këtu Blerima Bombaj e pyeti këngëtaren nëse do i bëjë një motër ose vëlla Fernandos.

"Unë shoh veten si nënë çunash jo si nënë gocash.

E di pse nuk dua vajzë? Se dua që të më përkëdhelë gjithë jetën burri mua, jo të ma marre dashurinë goca pastaj", u shpreh Çiljeta.

Shtuar më 10/06/2018, ora 16:05
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori