I doli emri si ish-sigurims, reagon Partia e Lirisë: Kryetari jonë nuk ka lidhje me shtetasin I.M (VIDEO)

Teksa ditën e sotme Autoriteti i Dosjeve u shpreh se politikani i lartë I.M, i cili rezulton si bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit është ish-presidenti Ilir Meta, ka reaguar edhe Partia e Lirisë.

Përmes sekretares për marrëdhëniet me publikun, Silva Cakës, Paria e Lirisë ka theksuar se shtetasi I.M nuk është ish-presidenti Ilir Meta.

Ndërkohë kujtojmë që vetë Meta është shprehur se Autoriteti i Dosjeve do të dalë zbuluar si Autoriteti i Manipulimeve./albeu.com/