Pritet të lehtësohen masat kufizuese në Maqedoninë e Veriut

Piku nga vala e katërt po shkon drejt rënies dhe gjendja epidemiologjike po përmirësohet.

Kështu vlerësoi Ministri i Shëndetësisë Bekim Sali gjatë vizitës në shtandet e skriningut të popullsisë në Manastir. Ministri Sali tha se pavarësisht përmirësimit të situatës epidemiologjike, lehtësimi i masave varet nga niveli i imunizimit të popullsisë në vend.

“Niveli i vaksinimit dhe imunizimit te ne është më i ulët në krahasim me vendet anëtare të BE-së. Ne shpresojmë për rezultate pozitive nga kjo analizë me qëllim që t’i lehtësojmë masat, respektivisht të jemi më të lirë në funksionim. Nëse marrim rezultate pozitive që do të tregojnë imunizim më të lartë se 70% të popullatës së përgjithshme, atëherë do të fillojmë me lehtësimin e masave”.

Sipas Ministrit, skriningu i popullsisë po shkon mirë dhe qytetarët po shprehin interes për pjesëmarrje në këtë analizë. Edhe sa i përket skriningut të nxënësve filloristë, Ministri Sali është i kënaqur me reagimin e prindërve të cilët po japin pëlqimin për testimin e fëmijëve në shkolla.


Shtuar 20.02.2022 11:11