Tërhiqet zvarrë nga autorët, momenti kur rrëmbyesit nxjerrin trupin e pajetë të Jan Prengës nga “Range Rover” (VIDEO)

Pamjet e rënda që shihni tregojnë momentet kur Jan Prenga, 49-vjeçari i cili u rrëmbye mesditën e 17 janarit të vitit 2020 në Kamëz, nxirret i pajetë nga një ‘Range Rover’, nga personat që e morën peng.

Gazetarja Klodiana Lala ka siguruar për emisionin e saj ‘Në shënjestër’ në ‘News24’ pamjet nga kamerat e sigurisë brenda garazhit të kompleksit luksoz ‘Golden Resort’, me vendndodhje në fshatin Pjesëz në Shijak.

Siç e shihni edhe nga pamjet e siguruara në të njëjtën ditë, trupi i 49-vjeçarit Jan Prenga nxirret i zhveshur nga makina e bardhë.

Është ky momenti kur katër persona të maskuar transportojnë trupin e tij në një furgon të bardhë brenda garazhit. Kujtojmë se trupi i tij ende nuk është gjetur./BW

 


Shtuar 20.10.2021 21:50