Çiljeta mbulohet me shami, nxjerr foto duke falur namazin (FOTO LAJM)

Pak javë më parë këngëtarja e njohur Çiljeta Xhilaga tërhoqi vëmendjen e mediave rozë, për shkak se u shfaq e mbuluar në shami, ndërsa agjëroi edhe muajin e Ramazanit.

Po ashtu, pak orë më parë, Çiljeta ka publikuar një tjetër foto duke kryer ritin e faljes.

Ajo shfaqet e mbuluar me shami duke cituar edhe njw thwnie interesante.

“Fjalët e njerëzve janë si gurët, nëse i mbart mbi shpinë ta thyejnë kurrizin, e nëse i vendos poshtë këmbëve, ngrihesh e triumfon. Imami Shafiu. Koha për namaz”, është ky mesazhi që ajo ka dhënë për ndjekësit, ndërsa më pas ka filluar të kryejë ritin më të rëndësishëm për besimtarët myslimanë.
Shtuar më 12/07/2019, ora 15:07
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori