Çiljeta: Mbetem ende femra më seksi në Shqipëri
Këngëtarja, Çiljeta Xhilaga pak kohë më parë e bëri publike ndarjen nga partneri i saj duke deklaruar se është ‘single’. Megjithatë edhe pse është bërë nënë qe disa vite, shumëkush e konsideron si njërën prej femrave më seksi shqiptare.

Gjatë një interviste për Bluetooth, këngëtarja është shprehur se është e rëndësishme që të ndihesh mirë me fizikun që ke.

“E rëndësishme është të ndihesh mirë me veten. Unë edhe më herët jam quajtur ndër femratseksi në vend, pavarësisht statusit që kisha, ndaj jam e lumtur që të gjithë mendojnë se mbetem ende ndër femratseksi në vend”, është shprehur ajo.

Në këtë periudhë ajo është angazhuar vetëm te karriera e saj, duke lënë pas jetën private. “Ky është momenti që unë të punoj dhe të flas për karrierën dhe jo për jetën time private”, është shprehur Çiljeta.

Aktualisht Çiljeta është në përgatitje të një kënge të re të punuar nga Elgit Doda e që do ta sjellë në bashkëpunim me Altin Sulkun./Albeu.com/
Shtuar më 05/06/2016, ora 09:30
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori