Çiljeta hoqi tatuazhin e kryqit dhe komentuesit kaq deshën! (FOTO LAJM)

Të gjithë e mbajmë mend tatuazhin ‘problematik’ të Çiljetës.

Kur ishte e vogël (nuk e dimë sa) ajo ka bërë tatuazh në këmbë një kryq që është komentuar gjatë.

Duke qenë se ajo mban Ramazan dhe shkon në xhami, njerëzit mendonin se kryqi në këmbën e saj ishte shumë i pavend.

Epo tani këngëtarja ka vendosur ta heqë dhe të mos ketë më asnjë shenjë prej tij.

Çiljeta ka publikuar në Instagram një video ku tregon procesin e heqjes me lazer dhe kaq ka mjaftuar për të shpërthyer komentet.

Disa mendojnë se ky veprim është mjaft i mirë, meqë tani këngëtarja është plotësisht myslimane, aq sa mban edhe Ramazan.

"Mirë e bëri që e hoqi, tani mund të mbajë Ramazan e qetë", shkruan një komentues.

Por nuk kanë munguar komentet negative dhe disa prej tyre të fusin edhe frikën.

"Të marrshin djajt me vete ty në ferr. Po hiqet kryqi i Zotit. Do të vijë ters jeta për kët mëkat që po bën", i shkruan një ndjekës tjetër.

Për shkak të këtyre komenteve, Çiljeta është detyruar të fshijë komentet dhe i ka bllokuar në mënyrë që askush të mos shkruajë gjë
Shtuar më 30/10/2019, ora 10:14

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori