Tigri i gllabëroi krahun, vdes punonjësi 23-vjeçarë i Kopshit Zoologjik (FOTO LAJM)

Një kujdestar kafshësh ka vdekur në një Kopësht Zoologjik në Periban, Meksikën perëndimore pas kafshimit nga tigri.

Gjatë kohës së ushyerjes, kujdestari 23-vjeçar ka futur dorën mes gardhit rrethues për të përkëdhelur tigrin i cili në një moment është acaruar dhe ka kafshuar Jose de Jesus në dorën e djathë duke tentuar ta fusë brenda gardhit.

Vetëm një moment më vonë në tokë u formua një pellg i madh gjaku, që u fotografua nga të pranishmit.

Jose u dërgua me urgjencë në spital, por refuzoi që mjekët t’ia prisnin dorën e dëmtuar. Mjekët i thanë mediave lokale se kishin filluar komplikimet dhe se Jose i cili ishte diabetik vdiq nga një atak masiv në zemër.

Pronari i kafshëve, i cili i mbante ato në kopshtin zoologjik privat, raportohet se publikoi pamjet e sulmit për të treguar se kujdestari kishte qenë neglizhent.

Ai tha se kishte paguar faturat mjekësore për burrin dhe shtoi se kishte të gjitha lejet e nevojshme.

Mediat lokale raportuan se po kontrollohej nëse pronari i tigrave kishte leje nga Ministria e Mjedisit dhe Burimeve Natyrore për të mbajtur kafshët. U raportua se ai gjithashtu me sa duket mban një luan dhe një krokodil në të njëjtin vend, raporton Albeu.com.