Çifti zvicerjan tregon takimin me Mozzik
Petra, 52 vjeçarja zvicerjanë që ka akuzuar Loredanën së i ka marrë 900 mijë franga bashkë me vëllezërit e saj ka treguar për mediat lokale edhe takimin me Mozzik, raporton Albeu.com.

Çifti zvicerjan ishte i vendosur tashmë për të marrë paratë dhe shkon në banesën e Loredanës në Lucernë.

"Atje ishte edhe bashkëshorti i saj Mozzik. U thash se dua t'i bëj një dhuratë fëmijës së tyre, por nuk më lejuan. Atë ditë Loredana më bëri një transfertë prej 3 000 frangash në llogarinë time duke më premtuar se do të bënte drejtësi dhe do të mi kthente paratë", thotë Petra.

Vëllai i Loredanës, Agoni e kontakton çiftin dhe i thotë se në 6 prill do t'i kthente 650 000 franga, por më pas takimi nuk bëhet.

Loredana arrestohet në 7 maj me akuzën e mashtrimit dhe përvetësimit të shumave monetare. /albeu.com/

Shtuar më 08/05/2019, ora 15:54
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori