Çifti presidencial nuk i çoi asnjë dhuratë Besit dhe Xhensilës për dasmën
Muaji shtator nisi me dasmës e Besit dhe Xhensilës, një dasmë që bëri shumë bujë e u komentua pafund. Mes qindra të ftuarve ishin edhe presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta me bashkëshorten Monika Kryemadhi.

Çifti presidencial i habitën të gjithë kur lanë mënjanë formalitetin dhe nisën të kërcejnë bashkë me Besin e Xhensilën dhe të ftuarit e tjerë.

Mirëpo përveç këtyre momenteve, publiku është kurioz edhe se çfarë dhurate kanë marrë Besi e Xhensila nga Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi shkruan Panorama.

E pyetur nga “Thumb” gjatë 20-vjetorit të Opinion, Monika Kryemadhi u përgjigj: “Nuk i kemi çuar dhuratë dhe kemi menduar që një ditë t’i çojmë diçka të re për shtëpinë meqë kanë hyrë në shtëpi të re”.
Shtuar më 24/09/2017, ora 11:55
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori