"Çifti më i bukur i show-bizit shqiptar", Armina Mevlani haptazi kërkon votën (FOTO LAJM)

Pëlqej
Në rrjetin social Facebook është hapur një konkurs, ku kërkohet mendimi juaj për çiftin më të bukur të show-bizit.

Kësaj thirrje i janë bashkangjitur dhe një sërë fotosh të këtyre personazheve, të cilët kanë qënë pjesë e shtypit rozë apo në televizion.

Në bazë të pëlqimeve që ka marrë, aktualisht në vend të parë ndodhet Erion Veliaj dhe Ajola Xoxa.

Kjo gjë është parë me një sy kritik nga bukuroshja Armina, ndaj menjëherë në faqen e saj në Facebook, ajo ka shpërndarë foton me Shkëlzenin, së bashku me një kërkesë për thirrje.

Kjo kërkesë e hapur është që ata të dy të votohen, si çifti më i bukur i show-bizit. /albeu.com/

Shtuar më 02/08/2014, ora 18:02
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori