Çifti balerinëve shqiptar tregojnë historinë e tyre të dashurisë
Pasditen e sotme në emisionin “Rudina”, ishin të ftuar Manjola Hasani dhe Esdalin Gorani. Çifti i balerinëve patën shumë për të rrëfyer pasi ata rrallë herë shihen nëpër studio televizive.

Balerinët na treguan gjithçka që nuk dinim për jetën e tyre jashtë sallës së baletit, pasi gjithmonë kanë preferuar të mos ndajnë me publikun jetën personale.

Shumë pak e dinë, por Ola dhe Esdalini njihen me njëri-tjetrën që prej moshës 10-vjeçare, kur të dy ndiqnin të njëjtën shkollë.

Ata rrëfyen se historia e tyre e dashurisë ka nisur si një lojë, në shfaqjen në teatër ‘’Hirushja’’, ku ata luanin rolin e mbretit dhe mbretëreshës.

“Nuk kisha guxim, ka qenë pak natyrë e sertë. Pastaj rrugës, Ola filloi ta përpunonte këtë ide. Se ne kemi qenë në një klasë bashkë, shokë klase. Që nga 10 vjeç deri në një farë moshe. Unë e kam pasur më të vështirë, ajo e ka pasur edhe më të vështirë, ta pranonte këtë histori”, tregoi Ezdalini.

Më pas ajo u shndërrua në një përrallë të vërtetë dhe sot ata janë prindër të dy fëmijëve, vajzës 9-vjeçare, të quajtur Olesia dhe Oenit, 2 vjeç.

Ola tregoi se nuk dëshiron që në asnjë mënyrë fëmijët e saj të merren me balet, pasi është profesion i vështirë dhe pa fitime të mëdha.
Shtuar më 22/11/2019, ora 22:21

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori