Çiftet VIP shqiptarë që janë martuar me mblesëri (FOTO LAJM)

ur kujtoni martesën me mblesëri e lidhni automatikisht me të shkuarën dhe duket se këtij fenomeneni avash avash po i vjen fundi.

Por jo... Gjithmonë do të ket çifte të cilët njihen nga miqt dhe familjarët e tyre për të krijuar më pas familje.

Gjithashtu disa nga martesat më të suksesshme të shoëbizit shqiptar janë martuar me mblesëri.

Aurela Gaçe nuk do ta kishte njohur menaxherin dhe bashkëshortin e saj Skerdin, po të mos kishte qenë për të ndjerin Dr. Flori dhe vëllain e tij, Albanin.

Këtë, Aurela e zbuloi katër vite më parë përmes një postimi në Instagram.

Në një foto të shkrepur gjatë dasmës së saj me Skerdin, sot babai i dy vajzave, Dr. Florin dhe bashkëshorten e tij Blerinën, Aurela shkruajti:

“Shkak për njohen time me Skerdin, u be Dr.Flori me vëllanë e tij Albanin.

Dhe ja, me krenari ka dalë edhe në foto, shyqyr tha se desh na ngele në derë. apo jo Blerina Kondi.”

Miriam Cani dhe Alban Skënderaj

U martuan më në fund pas 12 vitesh bashkë vetëm verën që lam pas.

Por, çifti më i ëmbël i shoëbiz-it shqiptar ndoshta s’do të ishin njohur aspak, po të mos kishte qenë për… prisni pak… babanë e Miriamit!

Në një intervistë për Rudina Magjistarib në 2017-ën, Miriam Cani tregoi se nga dëshira e tij që e bija të ruante edhe kontaktet për një karrierë në Shqipëri, këmbënguli që ajo të komunikonte me Alban Skënderajn.

“Babi insistonte që të bëja një duet me Albanin. Më thoshte që në Shqipëri është një artist shumë i mirë dhe që do ju shkojnë zërat.

E mori në telefon Albanin dhe direkt ma kaloi mua telefonin”, tha Miriami, “Më pas rastësisht unë dhe Albani u takuam në një event në Zyrih ku ishim të dy të ftuar. Aty filloi gjithçka.”

Madje, asokohe Miriami jetonte ende në Gjermani dhe e mori Albanin në intervistë në emisionin që drejtonte.

Para disa muajsh, ajo shpërndau videon në Instagram duke shkruajtur: “Kur bënim sikur nuk njiheshim”.

Sot, ata janë prindër të një vogëlusheje 4 vjeçe, Amelisë, dhe në pritje të një vëllai për të voglën e tyre.

Tuna dhe Patrisi

Lidhja e Norës dhe Robertit ka nisur gati 14 vite më parë dhe këta janë bërë shkak që kolegia e tyre, Tuna të martohet me vëllain e Robertit, Ptrisin, shkruan Albeu.com.

Mardhënia e ish-kunatave ka qenë gjithmonë në qendër të vëmëndjes por që pas ndarjes me Robertin, Nora duket se po i rikthehet mardhënies së mirë më kolegen e saj, Tunën.

Blerina Bombaj

Blerina Bombaj rikujtoi se Joni Peçi është arsyeja pse ajo sot ka një familje të lumtur.

“Me thënë të drejtën, nëse nuk do kisha njohur Jonin, jeta ime pa diskutim që nuk do të ishte kjo! Nuk e di si do të ishte, por falenderoj Zotin që takova Jonin i cili u bë shkas që unë u njoha dhe u dashurova me atë që sot është bashkëshorti im, babai i dy fëmijëve të mi dhe mbështetja e hekurt e gjithë dëshirave të mia.

Me pak fjalë, Joni Peci ishte shkesi!” shkruajti Blerina në Instagram, krahas një fotoje ku shfaqet e qeshur bashkë me dizajnuesin e njohur./albeu.com/
Shtuar më 12/10/2019, ora 15:23
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori