Çiftet e VIP-ave që u ndanë për t’u bashkuar sërish
Yjet shqiptare gjithmonë janë në qendër të vëmendjes së publikut dhe medieve rozë.

Përveç karrierës së tyre, ata gjithmonë janë të përfolur për shkak të jetës së tyre private.

Lidhje, ndarje, skandale tradhti, publiku gjithmonë është i interesuar të dëgjojë.

Këtë vit shumë këngëtarë e artistë kanë gjetur fatin e jetës, shumë prej tyre u martuan, e disa u përfolën edhe për ndarje.

Në fillim të këtij viti çifti i njohur këngëtari Blero dhe e dashura e tij Afrona Dika kishin pushtuar mediet rozë.

Dyshja e njohur për një kohë të shkurtë u përfolën për një ndarje të mundshme. E gjithë kjo ndodhi pasi që ata kishin fshirë fotografitë që kishin së bashku në rrjetet sociale.

Për këtë ata asnjëherë nuk folën. Mirëpo nuk shkoi shumë dhe çifti u panë përsëri së bashku. Tani dashuria e tyre po bëhet çdo ditë e më e fortë.

Një çift tjetër i cili u përfol shumë ishte edhe basketbollisti i njohur Dardan Berisha dhe Florenta Islami, transmeton Gazeta Express.

Dyshja ishin aq të dashuruar, por pak muaj më parë ata u përfolën për një ‘ndarje’ të mundshme.

Dyshimi lindi pasi Dardani kishte fshirë të gjitha fotografitë që kishte me Florentën në Instagram, e kjo e fundit kishte mbyllur llogarinë për të hapur një të re.

E vetëm dy ditë më parë, dyshja u kapen së bashku në dasmën e moderatorit të njohur Labinot Gashi-Labi.

Për shkak të fshirjes së fotografive në rrjetet sociale, për një ndarje u përfolën edhe reperi i njohur Mozzik me të dashurën e tij Loredana Zefin.

Ky çift madje kishin ndaluar së ndjekuri njëri-tjetrin në Instagram.

Por, as për ta nuk shkoi shumë. Ishte pikërisht vëllai i Loredanës i cili me një video live në Instagram kishte konfirmuar se motra e tij dhe Loredana janë së bashku.

Krizë në çift apo ‘vëmendje’ më shumë te publiku, kjo nganjëherë është në pikëpyetje.
Shtuar më 19/10/2017, ora 16:18

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori