Çifit i njohur i "showbizit" i japin fund lidhjes së tyre (FOTO LAJM)
Prej muajsh në media është përfolur se mes këngëtares Ronela Hajati dhe Young Zerkës ka pasur një lidhje. Dyshja publikoi një sërë bashkëpunimesh të cilat u kthyen në hite dhe gjithmonë shiheshin nën shoqërinë e njëri-tjetrit.

Të pyetur nëpër intervista të ndryshme ata e mohuan këtë gjë duke treguar se janë vetëm miq, mirëpo dedikimet e ndryshme në rrjetet sociale bën që fansat të mendojnë se ata janë vërtetë në një romancë.

Por, ndonëse nuk e pranuan kurrë, se fundmi burime pranë ‘Prive’ kanë treguar se mes Ronelës dhe Young Zerkës çdo gjë ka marrë fund. Burime pranë çiftit kanë rrëfyer se dy artistët e njohur i kanë dhënë fund romancës disavjeçare. Siç mund të shihet dhe në rrjetin sociale ‘Instagram’, Zerka nuk e ndjek më Ronelën ndërkohë që kjo e fundit vijon ta ndjek.
Shtuar më 13/03/2019, ora 13:48
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori