Ciara zgjedh fansen shqiptare dhe flet LIVE në Instagram (VIDEO)
Ajo është padyshim një nga këngëtaret më të pëlqyera në botë dhe këtë herë ka hasbitur shqiptarët.

Teksa gjendej në një video live chat në Instagram me ndjekësit e saj, Ciara mendoi të lidhej drejtpërsëdrejti me njërin prej tyre. Fati deshi që këngëtarja të surprizonte një vajzë shqiptare, emri i së cilës i bëri përshtypje dhe e shtyu ta pyeste se nga ishte.

Me të përmendur Shqipërinë, Ciara u duk entuziaste:

“O sa mirë!”

“E di ku i bie Shqipëria?” u interesua vajza.

“Po, e kam përafërsisht idenë por nuk kam qenë kurrë.” tregoi artistja.

Biseda zgjati për disa minuta dhe në fund Ciara i kërkoi shqiptares t’i mësonte se si thuhet “bye” (mirupafshim) në shqip.
Shtuar më 16/03/2019, ora 16:09

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori