Christina Aguilera, e prish pak fjalorin
Një nga anëtaret e jurisë së versionit amerikan të talent show "The Voice", Christina Aguilera duke folur në konferencën e “Billboard”, i befasoi të gjithë me fjalorin e saj.

"Unë nuk kam shikuar asnjë episod të plotë të show programeve të tjera. Kam parë paralajmërimet ku Simon shfaqet si një idiot. Kam menduar se kështu nuk duhet të punojmë. Nuk dua të sillem në këtë mënyrë ndaj njerëzve. Kam dashur që “The Voice” të tregojë se mund të jetë pozitiv", është shprehur ajo.

Sa i përket komenteve në internet ajo shprehet se ato shkruhen nga njerëz idiotë.


"Sot, të gjithë janë kritikë. Nuk lexoj kësi lloj gjërash. Ato i shkruajnë kushedi çfarë idiotësh të ndyrë. Nuk mund ta merrni këtë seriozisht. Jam e sigurt që të gjithë keni qenë të paktën një herë objektiv i këtyre idiotësirave të ndyra", vijon me teja ajo. /albeu.com/
Shtuar më 31/10/2012, ora 11:57
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori