Në momentin e tij më të mirë, ylli i Juventusit rrezikon të humbasë sezonin

Fitorja 2-1 ndaj Romës do t’i kushtojë shumë shtrenjtë Juventusit.

Në minutën e 15-të të ndeshjes është lënduar rëndë Merih Demiral i cili me lot në sy u dërgua me urgjencë për në spital.

Mbrojtësi turk u rrëzua keq në tokë gjatë një dueli ajror duke dhënë shenja të dhimbjes së madhe në gjurin e majtë.

“Sky Sport” raporton se dyshimet fillestare janë se Demiral mund të ketë pësuar dëmtim serioz në ligamentin kruciat. Ish-mbrojtësi i Sassuolos sot do t’ju nënshtrohet testeve mjekësore për të mësuar shkallën e lëndimit.

Kurse, trajneri i Juventusit, Maurizio Sarri ka deklaruar pas ndeshje që Demiral ka pësuar lëndim serioz e cila mund t’i kushtojë sezonin.


Shtuar 13.01.2020 07:56