Chris Brown te festa e LSI?
Këngëtari i famshëm muzikës Hip Hop, Chris Brown ka pozuar në një foto bashkë me një person të dytë, duke mbajtur flamurin e LSI-së.

Fotografia është postuar në profilin zyrtar të LSI-së në Facebook, e shoqëruar edhe me një mesazh, foto e cila më pas ka bërë bujë në rrjetet sociale.

‘Edhe yjet botërore e dinë që LSI është forcë e parë dhe e paparë. Këngëtari i famshëm Chris Brown i bashkohet Uraganit LSI. E mirëpresim në Tiranë, në festën tonë të fitores, më 25 qershor.’-shkruhet krah fotos së postuar në faqen zyrtare të LSI.

Por a ia ka vërtet idenë Chris Brown për domethënien e flamurit me të cilin ka pozuar ?
/albeu.com/
Shtuar më 18/06/2017, ora 15:52
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori